Fotoja e kapur nga infermierja tregon momentin prekës kur një infermiere detyrohet të lërë shtëpinë dhe familjen e saj për t’i mbrojtur nga infektimi me koronavirus.

Mamaja e tre fëmijëve është larguar nga vetë shtëpia e saj, të cilën e ndan me partnerin e saj dhe 3 fëmijët e tyre, në mnëyrë që ata të jenë sa më të sigurt.

Për shkak se gruaja punon si infermiere, ajo është shumë e ekspozuar ndaj virusit dhe zgjodhi këtë alternativë të dhimbshme për të qënë fëmijët e sigurt.

Ata tani po jetojnë vetëm me babain e tyre dhe mund ta shohin nënën e tyre vetëm nëpërmjet një xhami.