Momenti kur vajza e komunitetit egjiptian i dhuron lule kryeministrit Haradinaj (FOTO/VIDEO)

Kryeministri Haradinaj ka marrë pjesë në organizimin për shënimin e Javës Egjiptiane në Gjakovë.

Duke folur para qytetarëve të këtij komuniteti, Haradinaj ka thënë se respektin ndaj qytetarëve të tjerë të çfarëdo komuniteti, e kanë mësuar qysh në fëmijëri nga babai i tyre.

“Më vjen mirë që Kosova po bëhet lidere në respektimin e komuniteteve”, ka thënë ndër të tjerash Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Pas fjalimit të tij, një vajzë nga komuniteti i egjiptianëve ka pasur edhe një dhuratë për Haradinajn, duke i ofruar një buqetë me lule.

Kryeministri u mirëprit nga qytetarët e këtij komuniteti, të cilët e përshëndetën me brohoritje e duartrokitje të shumta. /Ballkani.info