Momenti kur turistja zhveshët tërësisht dhe kërcen nga ura 45 metra e lartë (VIDEO)

Një video tregon momentin e tmerrshëm kur një turiste zhvishet lakuriq dhe kërcen nga një urë me lartësi 45-metërshe në Portuagli.

Turistja, e cila besohet të jetë nga Brazili, u filmua duke bërë kërcimin e frikshëm në Urën e Dom Luisit I në Porto.

Pamjet tregojnë gruan, për të cilën besohet të ketë qenë e pirë, duke u zhveshur ndërsa balanconte trupin e saj në mbrojtëset anësore të urës, përpara se të hidhet në lumin Douro.

Së bashku me turisten, u bashkuan edhe dy burra të tjerë duke kërcyer të zhveshur në ujë.

Mediet lokale thanë se patrullat e policisë kontrolluan zonën pas incidentit, por nuk gjetën ndonjë nga personat e përfshirë në kërcim dhe asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.

Gruaja supozohet se nuk ka pësuar ndonjë lëndim trupor pas kërcimit.

loading…