Momenti kur tifozi kosovar ia puth dorën Donnarummas (VIDEO)

Shumë tifozë ishin mbledhur para hotelit “Swiss Diamond” aty ku është stacionuar skuadre Milanit para ndeshjes sonte me Feronikelin në “Fadil Vokrri”.

Ata jan në pritje për t’u takuar me yjet kuqezi, skuadër që ka mijëra tifozë në Kosovë.

I pari që i ka përshëndetur nga afër tifozët kosovarë ka qenë portieri, Giggi Donnarumma. Kishte nga ata tifozë fatlum që morën edhe autografe.

Madhe, nga pamjet që ka publikuar RTV Dukagjini, një tifoz ia puth dorën Donnarummas.

Ndeshja Milan – Feronikeli zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo është hera e parë që në Kosovë vjen një skuadër kaq e madhe, një skuadër që e ka fituar shtate herë trofeun e Champions League.

Lexoni edhe:

Mediat italiane shkruajnë për mikpritjen madhështore që iu bë Milanit në Kosovë (FOTO)

loading…