Momenti kur shqiptari kapet brenda shtëpisë me hashash në Britani VIDEO

Mediat britanike kanë publikuar momentin e arrestimit të një shqiptari, i cili ndodhej brenda një shtëpie ku kultivohej kanabis, në Swansea të Uellsit.

Bekim Selmani nuk i ka ndjerë forcat e policisë ku kanë hyrë brenda banesës, ndërkohë që vijonte të punonte me kanabisin.

“Wow”, dëgjohet të thotë një prej policëve kur shikon parcelat. Më pas policët hyjnë në një prej dhomave dhe gjejnë aty Selmanin.

Gjatë kontrollit në banesë, autoritetet gjetën edhe shqiptarin tjetër Pashko Palucën.

Më shumë se 300 rrënjë kanabisi u zbuluan në shtëpinë që shqiptarët kishin marrë me qira.

Selmani dhe Paluca u dënuan nga gjykata me dy vite burg.

loading…