Momenti kur Ronaldo bën ‘hajgare’ me lojtarët e Gjermanisë

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë në sfidën Portugali – Gjermani.

Ky ishte goli i tij i parë në karrierë kundër Kombëtares së Gjermanisë.

Pas golit, ylli i Juventusit pati një moment kur bëri ‘hajgare’ me mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger.

Shikojeni me vëmendje, se çfarë është në gjendje të bëjë një 36-vjeçar në një ndeshje të kategorisë, Kampionati Europian EURO20.

Kujtojmë që ky ishte goli i tij i 12-të në Kampionatet Europiane.