Momenti kur personi i maskuar lë sërish dosje të Speciales në zyrat e OVL-UÇK-së

Gjatë ditës së sotme, ka arritur pakoja e dytë me mijëra dosje në zyrat e OVL-UÇK-së nga një person i panjohur.

Aty u tha se gjenden emra të dëshmitarëve të Gjykatës Speciale, gjë që e konfirmoi edhe Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

E momentin e sjelljes së kësaj pakoje e kanë publikuar vetë OVL-UÇK, ku shihet një person i cili ka mbuluar fytyrën me maskë dhe syze lë pako me dokumente në këto zyra.

Ai shihet teksa futet qetë me pako në dorë, të cilat i lë dhe largohet nga erdhi. Zyrtarët e OVL e quajtën “Rrufeja”.

Deri tash, nuk dihet se kush ishte personi që la dosjet, por kjo ka alarmuar edhe OVL-UÇK por edhe Gjykatën Speciale. I pyetur nëse ka ndonjë dyshim se kush është personi që dje dërgoi dosjet në zyret e OVL të UÇK-së, Gucati tha se nuk ka ndonjë dyshim dhe me këtë duhet të merret organet e hetuesisë.

Duhet theksuar se javën e shkuar u lanë mbi 4000 dosje me dëshmitarë të Speciales, të cilat aktivizuan edhe hetuesit e Dhomave të Specializuara për të bastisur zyrat e OVL-UÇK.