Momenti kur në drejtim të gazetarit hidhet një bidon teksa po raportonte nga veriu

Raportohet se në drejtim të gazetarit të Euronews Albania, Kosovë Gjoci është hedhur një bidon nga ballkoni i një banese në Mitrovicë të Veriut, teksa po raportonte për situatën atje.

Në video e raportimit shfaqet momenti kur gazetari kthen kokën.

Këtë të hënë situata paraqitet e qetë në Mitrovicën e Veriut, në krahasim me një ditë më parë.