Momenti kur Marcelo e fitoi duelin e shpejtësisë me Messin VIDEO

Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2-0 në derbin e madh që u zhvillua të dielën mbrëma në Santiago Bernabeu.

Los Blancos triumfuan falë golave të shënuar në gjysmën e dytë nga Vinicius Junior dhe zëvendësuesi Mariano Diaz.

Superylli i Blaugranëve, Lionel Messi, dukej më i qetë se zakonisht në këtë mbrëmje, ndërsa një rast shumë të mirë e pati në minutën e 75-të të takimit.

Atij iu krijua një rast i mrekullueshëm në zonën kundërshtare dhe po shkonte drejt portierit Thibaut Courtois.

Mirëpo, Marcelo e fitoi duelin e shpejtësisë me argjentinasin dhe ndërhyrja e brazilianit ishte vendimtare për t’ia hequr topin nga këmbët. 

https://www.youtube.com/watch?v=IhEZIFxSi_A&feature=emb_title