Momenti kur lojtari i tij e rrëzon trajnerin e Shqipërisë

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja u rrëzua gjatë ndeshjes kundër Uellsit.

Trajneri italian u rrëzua pas shtyrjes që mori nga futbollisti i tij, Rei Manaj. Por këtë të fundit e shtyu futbollisti i Uellsit, Norrington-Davies, pasi kishin kaluar jashtë vijave anësore. Futbollisti i Uellsit më pas u ndëshkua me të verdhë.