Momenti kur Haradinaj duartrokitet nga qytetarët në kafene (VIDEO)
Ramush Haradinaj sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit.
Dorëheqja ka ardhur pas ftesës së pranuar nga Gjykata Speciale për intervistim si i dyshuar.
Pas dorëheqjes, Haradinaj së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij, ka dalur për kafe tek ‘Kafet e Vogla’ në Prishtinë, shkruan Ballkani.info.
Edhe pse nën përcjellje, Haradinaj është mirëpritur nga qytetarët prezent në kafene, të cilët kanë shfrytëzuar rastin të bëjnë fotografi.
Kur është larguar, Haradinaj është duartrokitur nga qytetarët e pranishëm në shenjë mbështetje. /Ballkani.info