Në Spitalin e Mitrovicës aktualisht janë të shtrirë katër policë dhe dy qytetarë protestues.
Mësohet se protestuesit njëri është serb dhe njëri shtetas rus. Të njëjtit janë lënduar jo nga armët e zjarrit por nga mjete të ndryshme.Ndërsa njëri nga policët është plagosur me armë zjarri ndërsa tre tjerë janë lënduar nga mjete tjera.
Mësohet se gjendja e tyre është stabile.
Kjo ka ndodhur pas aksionin të forcave elite të Policisë së Kosovës për të shkatërruar grupet kriminale atje, shkruan Ballkani.info.
Gjatë aksionit, një numër i vogël serbësh ka tentuar që ta pengojë aksionin duke vendosur edhe barrikada në rrugë, mirëpo kjo nuk i ka penguar forcat kosovare që të zhbllokojnë akset rrugore.
Po ashtu edhe një numër serbësh ka protestuar, por ata shpejt janë larguar pas ndërhyrjes së policisë me shok-bomba.
Aksioni ka përfunduar para rreth një ore. /Ballkani.info/







