Derbi

Momenti kur Fellaini e kapi për flokësh Guendouzin (VIDEO)

Derbi i sotëm ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit është karakterizuar me mjaft duele të ashpra.

Në barazimin prej 2 me 2 në Old Trafford ishte një moment që nuk iu iku kamerave.

Ne minutën e 86 të takimit mesfushori i Manchester Unitedit, Marouane Fellaini e kapi për flokësh mesfushorin e ri të Arsenalit, Matteo Guendouzi, e për këtë veprim të tij jo sportiv as që u ndëshkua.

Këtë moment mund ta shikoni në videon më poshtë.