Portugalia fitoi 3-1 ndaj Zvicrës, falë tre golave të Cristiano Ronaldos, që e kualifikuan për në finalen e Nations League.
Një mbrëmje magjike për sulmuesin e Juventusit, që preku majën e performancave të tij, duke shkëlqyer përgjatë 90 minutave në fushën e lojës.
https://twitter.com/FootyHumour/status/1136374137780391937
Përveç tre golave që shënoi Ronaldo tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit sportiv me një lëvizje të bukur ndaj mbrojtësit anësor Kevin Mbabu, të cilin e turpëroi botërisht.
Jo vetëm që e dribloi dhe e hodhi zvarrë, por ia kaloi topin edhe mes këmbëve duke vijuar me hapësirën e nevojshme aksionin.







