Momenti interesant në sfidën Sassuolo-Inter, një parashutist zbret në fushë dhe ndërpren ndeshjen

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot (e diel) në ndeshjen e javës së nëntë të Serie A mes Sassuolos dhe Interit.

Interi arriti të marr një fitore të madhe, por të vështirë te Sassuolo me rezultat të ngushtë 4-3.

Por, përveç ndeshjes së bukur dhe me shumë gola, tifozët u argëtuan edhe me diçka tjetër nga kjo sfidë.

Një parashutist ka zbritur në mes të fushës në minutën e 43-të duke ndërprerë përkohësisht ndeshjen.

Zbritja e parashutistit krijoi të qeshura dhe ovacione te tifozët, ndërsa shpejt ndërhyn edhe sigurimi i stadiumit për ta larguar atë nga fusha.

Gjëra të tilla janë të pazakonta në ndeshje futbollit, pasi rrallëherë ndodhin.

loading…