Lajmi i fundit

Momenti i arrestimit të njërit nga hajnat për grabitjen e armatosur në dyqanin në Prishtinë (VIDEO)

Një dyqan është grabitur me armë nga katër persona në mbrëmjen e së enjtes, në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi Daut Hoxha ka bërë të ditur për Ballkani.info se policia ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe atyre hetimore që ka ndërmarrë Policia është bërë e mundur kapja e një të dyshuari, si dhe gjetja e një arme që dyshohet që i dyshuari ta ketë pasur me vete në kohën kur është kryer grabitja”, ka thënë Hoxha.

Televizioni Klan Kosova ka publikuar pamje nga momenti kur Policia ka kryer arrestimin.

https://www.youtube.com/watch?v=zQD8B6yZva4