Momentet kyçe të fitores së Florian Markut ndaj boksierit anglez (Video)

Florian Marku e vazhdoi ecurinë e tij të fitoreve të premten në mbrëmje, kur e mposhti britanikun Nathan Bendon me pikë pas gjashtë rundeve, në meçin e vlefshëm për kategorinë deri në 67 kilogramë.

Shqiptari 27-vjeçar u përball të premten në mbrëmje me britanikun 26-vjeçar, në kuadër të eventit “Ultimate Boxxer 6: Heavyweight”.

Ky meç i mbajtur në Altrincham të Ceshire të Britanisë së Madhe i solli në sallë shumë shqiptarë, të cilët e shfaqnin mbështetjen e tyre të plotë për shqiptarin Florian Marku.

Marku e dëshmoi se është më i fortë sesa britaniku duke e dominuar të gjithë ndeshjen dhe duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve, 60:55, pas gjashtë rundeve.

Videon me momentet kryesore të meçit të mbrëmshëm mund ta ndiqni më poshtë.

https://www.facebook.com/Taffpictures/videos/2521033524641438/?v=2521033524641438

Kjo fitore e vazhdoi ecurinë e mirë të boksierit shqiptar, i cili tashmë ka fituar gjashtë ndeshje radhazi, prej të cilave katër i ka mbyllur me nokaut.