Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, mungoi në ndeshjen e mbrëmshme kundër Burnleyt që përfundoi me rezultat 2-2, për shkak të një lëndimi të gjurit.

Mirëpo, ai u fut në aksion kur një zënkë filloi në fund të ndeshjes.

Chelsea i humbi mbrëmë dy pikë shumë të rëndësishme në garën për një vend në top katërshe të Premierligës, për ta siguruar kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, pas barazimit 2-2 në shtëpi.

Antonio Rudigerin u detyruan ta ndalin rojet e sigurimit, pasi ai u përfshi në një zënkë me trajnerin e portierëve të Burnleyt, Billy Mecer.

Trajneri i portierëve të Chelseat, Massimo Nenci, dhe trajneri i ushtrimeve fizike, Paolo Bertelli, u përfshinë gjithashtu në këtë përleshje. Që të dy dukeshin të zemëruar me Mercerin.

Përleshja filloi përreth fushës së stadiumin “Stamford Bridge”, mirëpo vazhdoi edhe gjatë kohës kur personat e përfshirë po futeshin në tunel për të shkuar në zhveshtore.

https://streamable.com/f7lhl