Momentet e Kosovës kundër Maltës

Kosova mbrëmë shënoi fitore prej 3-1 kundër Maltës, derisa biletat për këtë ndeshje ishin shitur brenda pesë orëve

Aq shumë njerëz ishin të interesuar për ta parë këtë ndeshje të dytë të Kosovës në Ligën e Kombeve saqë kishte pasur edhe përleshje tifozësh për ta siguruar një biletë.

Për tifozët në konferencë për shtyp foli edhe kapiteni i Kosovës, Sajmir Ujkani, i cili tha se FFK duhet të bëj më shumë që tifozët të ndihen të kënaqur dhe të trajtohen barabartë kur blejnë bileta.

Nga ana tjetër, për tifozët mbrëmë foli edhe Edon Zhegrova, i cili tha se ndihet i nderuar me respektin që po ja bëjnë atij tifozët kosovarë, derisa e kishte përshkruar ata si të “mrekullueshëm”.

Megjithatë, nga atmosfera mbrëmë këto janë disa nga fotot të cilat do të mbahen mend gjatë në historinë e re të futbollit kosovar në Europë. /GazetaExpress/