Champions League

Moment epik para shortit të Champions, punonjësi i UEFA-s nuk njeh Zanetin dhe e lë jashtë

Një ngjarje me të vërtetë e pazakontë ka ndodhur sot në Nion të Zvicrës, pak minuta para fillimit të ceremonisë së hedhjes së shortit për fazën 1/16 të Ligës së Kampioneve.

Zëvendëspresidenti i Interit, Havier Zaneti, për pak sa nuk përfundoi duke e parë aktivitetin nga televizori, pasi nuk e lejuan fillimisht në sallë.

Argjentinasi kishte mbërritur vetëm në minutat e fundit pranë sallës dhe kishte harruar të merrte me vete lejekalimin e zakonshëm që mbahet për aktivitete të tilla. Një nga përgjegjësit e sigurisë, duke parë që atij i mungonte lejekalimi dhe pa e njohur se kush ishte, për disa çaste nuk e lejoi të hynte në sallë ku po bëhej gati fillimi i shortit.

Pas disa momentesh paksa të tensionuara, situata u qartësua dhe Zaneti u lejua të shkonte me vrap të zinte vendin e tij në sallë për të ndjekur shortin.