Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se zyrtarët e VV-së duhet të tregojnë se si kanë shkuar në zyrë të kryeministri dhe kanë kërkuar të tërheqin Projektligjin për financimin e partive politike.
“Është interesant: nëse deputetë të partive tjera shkojnë në Vetëvendosje bëhen atdhetarë. E kur del prej aty, je mashtrues, duhesh me dorëzu mandatin, s’ke ba kurrgjë. Dërgone në Gjykatë Kushtetuese këtë ligj, nëse mendoni që keni të drejtë, ne s’ju themi asgjë. Është mirë me ju kallxu qytetarëve qysh sot jeni shku në Qeveri edhe i keni thanë Ramushit që e bëjmë korumin dhe votojmë, veç me hjek këtë pikë nga rendi i ditës”, ka thënë ai.
Madje sipas Molliqajt, Vetëvendosje ka ofruar shërbime për këtë punë.
Ndaj tij ka reaguar deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu e cila i ka kërkuar Molliqajt që të pres deri në votimin e Ligjit për Buxhetin për të parë se cila është e vërteta.







