Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini thotë se alternativa seriozisht dhe kushtuar dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të jetë shumë e rrezikshme.

Ajo i ka ftuar të dy palet që të vijnë në Bruksel dhe të vazhdojnë procesin e dialogut.

“Kemi parë përparim në vitet e kaluara dhe shpresoj se kështu edhe do të vazhdojë”, ka thënë Mogherini në konferencë të përbashkët me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Shefja e diplomacisë së BE-së ka përseritur se pozicioni i BE-së është i qartë kur bëhet fjalë për taksën dhe transformimin e FSK-së në ushtri.

“Shumë herë i kemi ftuar autoritetet kosovare që mos ta vendosin taksën. Kemi propozuar që Kosova dhe Serbia të mbajnë bisedime të cilat do të mundësonon zgjidhjen e çështjeve të tilla përmes dialogut, e jo vendosjen e taksave të cilat shkelin marrëveshjen për tregti të lirë”, ka thënë Mogherini, transmeton Ballkani.info.

Kur bëhet fjalë për transformimin e FSK-së shefja e diplomacisë së BE ka thënë se BE-ja e ka qëndrimin e njëjtë si NATO-ja.

“Mandanti i FSK-së mund të ndryshohet vetëm përmes inkluziv dhe hap pas hapu në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Presim nga Kosova që t’iu përmbahet obligimeve ligjore, veçanerisht kuadrit të Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013 dhe aranzhmaneve tjera të sigurisë”, ka thënë Mogherini.

E pyetur se si e sheh rezolutën e Kuvendit të Kosovës lidhur me ekipin negociator dhe dialogun me Serbinë, Mogherini ka thënë se ju mbetet palëve që brenda vetes të organizohen kur bëhet fjalë për dialogun.

“Nuk është punë e BE-së e as e imja që t’i themi as presidentit të Serbisë e as të Kosovës se si ta krijojnë konsensusin e brendshëm dhe si ta mbajnë dialogun e brendshëm. Secila palë zgjedh se si e organizon dialogun e brendshëm dhe palët bashkarisht e zgjedhin agjendën, për çka duan të bisedojnë”, ka thënë ajo.

Në pyetjen se si i komenton akuzat e Haradinajt se ajo është fajtore për dështimin e dialogut dhe se kjo është arsyeja e mosmbajtjes së konferencës për media pas takimit të djeshëm, ajo ka thënë se akuza të tilla në takimin e djeshëm nuk ka pasur dhe nuk ka pasur arsye që të mbahet konferenca për gazetarë, pasi që në takim nuk ka pasur asgjë të re që më herët nuk është ditur. /Ballkani.info/