Mesfushori kroat i Real Madridit ka ambicie të mëdha për të fituar edhe këtë stinor.

Luka Modriq u shpall lojtari më i mirë i vitit nga “Goal.com”.Kroati u vlerësua për kontributin e tij me përfaqësuesen kroate, me të cilën arriti deri në finalen e Kupës së Botës, por dhe për ndihmën që i dha Realit në fitimin e Ligës së Kampionëve.

33-vjeçari foli pasi mori çmimin, duke u treguar besim plotë se Reali mund ta fitojë sërish Ligën e Kampionëve, ndonëse nuk ka bërë një nisje sezoni mbresëlënëse. “Jam i lumtur që nderohem me këtë çmim dhe dua që të falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar”, tha Modriq. “Në futboll asgjë nuk është e pamundur, sidomos për Real Madridin, diçka që e kemi treguar”. “Pse të mos e fitojmë dhe Championsin e katërt radhazi? Duhet që të përmirësohemi me lojën tonë. Gjëja më e rëndësishme është se në çfarë pozicioni do të jemi në fund të edicionit”.

“Do të punojmë shumë për t’u ngjitur sa më lart. Ne synojmë që të fitojmë titullin, por mbi të gjitha të bëjmë një lojë të bukur”, theksoi kroati.