Luka Modric rinovoi këtë të mërkurë kontratën me Real Madrid, me kroatin që do të jetë pjesë e “Los Blancos” për një sezon.
Me këtë rinovim, Modric do të kalojë rekordin e Puskas dhe do të bëhet lojtari më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë për Real Madrid.
Puskas luajti një ndeshje Kupe për Real Madridi-n në moshën 39 vjeç e 36 ditë (kundër Betis, në 1966), moshë që Modric do ta kalojë nëse luan pas 17 tetorit 2024. /Ballkani.info







