Verën e kaluar ishte vetëm një hap larg Interit, por në fund vendosi të mbetet te Real Madridi dhe ditën e djeshme përballë Athletic Bilbaos, Luka Modric ka luajtur ndeshjen e tij të 300-të me “Los Blancos”.

Në përfundim të takimit, kapiteni nënkampion bote me Kroacinë, nuk e fshehu kënaqësinë që luan prej kaq shumë kohësh me madrilenët dhe shpalosi ambiciet për të vijuar ende gjatë me fanellën e Realit.

“Çdo ndeshje që luaj për Real Madridin, më jep një kënaqësi të pamasë. Atë që të jep Reali, nuk ta jep asnjë klub tjetër, pasi këtu rritesh si futbollist dhe si njeri. Shpresoj të luaj edhe 100 ndeshje të tjera me këtë klub”, tha Modric.