Modric i shtohet listës së futbollistëve të lënduar te Real Madridi

Nuk ka paqe për Real Madridin sa u përket dëmtimeve. Trajneri Zinedine Zidane nuk do të ketë në dispozicion për një kohë të pacaktuar kroatin Luka Modric.

Mesfushori, sikurse lexohet në komunikatën e klubit mbretëror, është i detyruar të qëndrojë në infermieri për shkak të një dëmtimit të muskulit të kofshës së djathtë.

Modric është thjesht mungesa e radhës për Real Madridin, që vazhdon të presë riaftësimet e emrave të tillë si Asensio, Mendy, Jovic, Courtois, Rodrygo, Hazard, Brahim, James dhe Isco.

Fati i “Los Blancos” është që në ndeshjen e radhës do të presë Levanten në “Santiago Bernabeu” dhe përtej mungesave nuk mund të ketë justifikim për mungesën e mundshme të fitores ndaj një kundërshtari të tillë.

loading…