Futbollisti armen, Henkrikh Mkhitaryan është afër të rikthehet në stërvitje te Arsenali gjersa rikthimi në fushë pritet të ndodhë në ndeshjen e FA Cup kundër Manchester Unitedit.
Mkhitaryan ka mbetur jashtë fushave prej 1 muaji derisa ndeshja e fundit ishte ndaj Tottenhamit në EFL Cup, ndërsa ishte raportuar se ish lojtari i Borussia Dortmundit nuk do të ishte në gjendje të luante deri në shkurt.
Sidoqoftë klubi londinez përmes një komunikate për shtyp ka njoftuar se presin që 29 vjeçari të rikthehet në stërvitje në fillim të javës së ardhshme, kurse është e vështirë që të jetë 100% i gatshëm për sfidën përballë “Djajve të Kuq”.
Mkihtaryan iu bashkua Arsenalit në janar të vitit 2018 si pjesë e një shkëmbimi që dërgoi Alexis Sanchezin në “Old Trafford”.
Skuadra e Unay Emery ka një tjetër ballfaqim të vështirë këtë fundjavë, kur do të jetë nikoqir i Chelseat në “Emirates”.







