Mkhitaryan dëshiron të qëndrojë te Roma

Henrikh Mkhitaryan po merr për dore Romën. Fantazisti armen ka kaluar problemet fizike dhe tani është një lojtar i rëndësishëm në skuadrën që drejtohet nga Fonseca, teksa ndaj Veronës shënoi golin e dytë me fanellën verdhekuqe.

I pyetur për të ardhmen, 30-vjeçari tha se ndihet mirë te Roma ku do t’i pëlqente të qëndronte, por e pranoi se do të jenë shumë faktorë që do të ndikojnë në vendimin final.

Më kryesorja, sipas Mkhitaryan, është të luajë e të ndihmojë skuadrën me gola dhe nga ana tjetër do të jenë drejtuesit ata që do të vendosin nëse do ta blejnë kartonin e tij nga Arsenali për 15 milionë euro.