Arsenali është i pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, dhe sulmuesi i londinezëve, Henrikh Mkhitaryan thotë se trajneri i emëruar këtë sezon Unay Emery e ka ndryshuar filozofinë e “The Gunners”.
Periudha 22 vjeçare e Arsene Weneger te Arsenali u mbyll edicionin e kaluar, ndërsa dallohen përmirësime nën drejtimin e ish trajnerit të PSG-së dhe Sevillas.
Mkhitaryan punoi me Wengerin vetëm për 6 muaj, teksa u transferua në “Emirates” si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Alexis Sanchez, por kaq i ka mjaftuar ish futbollistit të Borussia Dortmundit për të vërejtur diferencat mes dy trajnerëve.
“Nuk është se kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç trajnerit. Gjithashtu edhe kultura ka ndryshuar brenda dhe jashtë klubit. Tani njerëzit besojnë më shumë te ne sepse po luajmë pak më ndryshe. Po shënojmë gola, po fitojmë ndeshje, ndjesitë më të mira për tifozët”, deklaroi Mkhitaryan.
Mkhitaryan ka zhvilluar 14 paraqitje këtë sezon me Arsenalin në të gjitha kompeticionet duke shënuar 2 gola.







