Mjeku: Mund të mbrohemi nga koronavirusi nëse bëjmë këto tetë veprimeve në vetizolim

Doktor Hilari Jones nga Britania e Madhe zbulon cilat janë ato veprime kryesore të cilat na mbrojnë nga coronavirusi

Nëse u përmbaheni këtyre këshillave, rrezikun nga sëmurja e zvogëloni në minimum.

Përdorni garniturën tuaj për ushqim. Secili do të duhej të ketë gotën e vet, thikën, pirunin, pjatën të cilat nuk do t’i ndajë me anëtarët e tjerë të familjes. Enët lani ekskluzivisht me ujë të nxehtë, më së miri është t’i lani në makinën e larjes së enëve, sepse kështu me siguri viruset do të eliminohen.

Fshirja e të gjitha sipërfaqeve, me mjete për dezinfektim, të cilat i prekni është e obligueshme, madje nëse është e mundshme disa herë në ditë apo çdoherë kur hyni në shtëpi.

Peshqirët dhe çarçafët lani në temperaturë më së paku 60 gradë. Vetëmkështu do të jeni të sigurt që viruset janë zhdukur.

Për të penguar përhapjen e virusit, gjithashtu është e domosdoshme t’i përdorni peshqirët personalë.

Mbeturinat nxirreni nga banesa sa më shpesh, sepse në mbeturina mund të qëndrojnë viruset edhe deri në disa orë.

Këpucët dhe rrobat të cilat i keni mbajtur derisa keni shkuar në dyqan apo në farmaci hiqni dhe lajini sa më parë.

Ajrosni dhomat disa herë në ditë.

Për ta kaluar këtë situatë sa më lehtë, mjeku rekomandon të mbani kontakte sa më shpesh me njerëz të tjerë nëpërmjet telefonit.

“Tani përkrahja është shumë e rëndësishme, ajo vërtet mund të forcojë mendjen tonë dhe të na ndihmojë ta kalojmë këtë situatë të pakëndshme”, ka thënë ai.