Mitrovicë e Jugut, nga 94 për qind e numërimit të votave, PDK është e para

Nga numërimi i deritanishëm i votave, respektivisht nga 94 për qind i tyre, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka shënuar fitore në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Nga të dhënat e deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), partia e Veselit ka marrë 10255 vota (34,56%), e përcjellur nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) me 10003 (LVV 33,71%), ku e treta në radhë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 6810 vota (22,95%), e ndjekur nga AAK – PSD me 902 vota (3.04%), më pas vjen Nisma – AKR – PD me 849 vota (2,86%) dhe partitë tjera 853 vota.

loading…