Një mërgimtar nga Mitrovica që jeton në Finlandë, ka dërguar në “Jepi zë”, faturën e rrymës që ka paguar për 3 muaj.
Fatura 3 mujore për rrymën, e mërgimtarit nga Finlanda është 90 euro e 44 cent.
Nga një përllogaritje del se mërgimtari ka paguar rreth 30 euro në muaj gjatë kësaj periudhe tre mujore.
Mitrovicasi ka thënë, se kriza e energjisë elektrike që ka ndodhur nëpër të gjitha vendet, nuk ka ndikuar edhe tek qytetarët në Finlandë.
Ai jeton në kryeqytetin finlandez Helsinki, ku standardi i jetës është shumë i lartë por fatura e rrymës mbetet e përballueshme për çdo qytetar








