Mitrovica në festë pas fitores së VV-së, Armend Muja i buzëqeshur fotografohet me qytetarët

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka nisur festimet menjëherë pasi që janë publikuar Exit Pollet e para ku këtë parti e nxjerrin fituese të zgjedhjeve.

Në komunën e Mitrovicës kanë nisur festa ku përkrahës të VV-së shihen tejet të gëzuar dhe duke u “përqafuar” me njëri-tjetrin.

Për të festuar ka dalë edhe Armend Muja, i cili ka realizuar foto me qytetarët, ndërsa shihej i buzëqeshur.