Misteri i vrasjeve me shigjeta në Gjermani: Gjenden edhe dy trupa

Trupat e pajetë u takojnë gjinisë femërore.

Policia gjermane është duke hetuar vdekjen e tre personave të qëlluar me shigjeta me hark në një hotel rural bavarez pranë Passau, kanë gjetur dy trupa të gjinisë femërore në një banesë 650 km larg, raporton “Bbc”.

Banesa në Wittingen ishte zënë nga një grua 30-vjeçare, e cila ishte një nga viktimat e gjetur në dhomën e hotelit.

Dy të tjerët në dhomën e hotelit ishin një burrë dhe një grua që u gjetën në shtrat, dorë më dorë, të shtangur me disa shigjeta.

Nuk kishte asnjë shenjë të një lufte, e as të një pjesëmarrësi tjetër, tha policia.

Të pesë viktimat kanë qenë banorë në Gjermani.