Miss Universe del ‘në rrenë”: Tha se u përdhunua, por e bëri vetëm ta fitoj kurorën

Një konkurente e “Miss Universe Albania&Kosovo” ka bërë pretendime mjaft të rënda ndaj fitueses së kësaj gare, Tuti Sejdiut pasi kjo e fundit kishte rrëfyer që ishte trafikuar e përdhunuar në Kosovë e Serbi si 13 vjeçare.

Konkurentja me emrin Yllka shkruan në profilin e saj në Instagram në disa mesazhe se “Ajo [Sejdiu} vajzat e tjera i shkelte e i mbante në iluzion për 3 muaj”.

Më tej, në mesazhet që i janë dërguar Periskopit, llogaria Yllkalooh që besohet të jetë e një konkurenteje të këtij spektali thotë se Tuti duhet të jetë “falenderuese për tanë ato vajza kosovare që ia lejuan atë kurorë ta vendoste në kohë për hir të historisë”.

Konkurentja në fjalë thotë se Sejdiu nuk e ka merituar kurorën e më të bukurës në këtë garë bukurie.

“Jo që e meritove si shoqe sepse për tre muaj më gënjeve duke më shiku në sy.” – i thotë ajo.

Historinë e rrëfyer nga znj. Sejdiu mund ta lexoni duke klikuar KËTU ndërkohë që mesazhet tjera të komunikimit i keni më poshtë.