Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda nesër do të zbresë në Kosovë, ndërsa të enjten pritet ta publikojë listën e futbollistëve për ndeshjen me Norvegjinë.
Përballja Norvegji – Kosovë, që luhet në kuadër të ndeshjes miqësore zhvillohet me 5 qershor në Oslo.
Tashmë gjithçka duket gati derisa Ballkani.info mëson se listës këtë herë do t’i mungojë mbrojtësi Mirlind Kryeziu.
Qendërmbrojtësi i Zurichut ka pësuar një lëndim në kampionati zviceran dhe nuk ka mundur të rikuperohet plotësisht.
Gjithsesi, lista këtë herë do të ketë disa ndryshime derisa priten dy emra të ri që do t’i bashkohen dradanëve. /Ballkani.info







