Mirlind Daku

Mirlind Dakut ia kërkon fanellën tifozi në gjuhën shqipe – sulmuesi ndihet i emocionuar

Mirlind Daku ka ndihmuar Rubin Kazanin në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Rusisë që të fitojë tri pikë të reja.

Skuadra e tij mposhti 1-0 Fakel Voronezh, ndërsa ky triumf nuk ishte i lehtë.

Golin e fitores Rubin Kazani e shënoi në minutën e 85-të. Valentin Vada, që hyri në lojë në minutën e 83-të realizoi nga afërsia.

Fillimisht Daku dha pasim të mirë për Dmitry Kabutovin, që asistoi te Vada.

Pas ndeshjes, sulmuesi i Shqipërisë kishte parë një tifoz që po i kërkonte fanellën dhe kjo gjë ka emocionuar atë.

“Ndjenjë e mirë kur sheh këso lloj shkrime”, ka shkruar Daku në faqen e tij në Facebook.