Mirlind Daku debuton me gol te Rubin Kazani (Video)

Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e re në Rusi.

Të shtunën pasdite, Daku shënoi gol qysh në debutim me Rubin Kazanin në sfidën kundër Lokomotiva Moskës – java e parë kampionale në Rusi.

Sulmuesi kosovar realizoi gol me kokë në minutën e tretë.

Megjithatë, Lokomotiva barazoi pas 20 minutash.

Teksa po luhet minuta e 30-të, rezultati është 1:1.

Daku u transferua te Rubin Kazani nga Osijeku për 1.5 milionë euro.

@ligsport.net Mirlind Daku realizon gol në debutim me Rubin Kazan 🇽🇰🙌🏼🇦🇱 #ligsport #daku #kosova #viral ♬ original sound – LIG Sport