Mirena kritikon vartësit e Kurtit që po tregojnë pse Kurti përkujtoi me fjalë të zgjedhura Ivanoviqin

Analisti i politikës, Ilir Mirena ka vazhduar me kritika ndaj veprimi të kryeministrit, Albin Kurti për fjalimin e tij me rastin e pesë vjetorit të vrasjes së Oliver Ivanviqi, ku Kurti kërkoi që kujtimi për të “mbetet i gjallë”.

Mirena në shkrimin e tij në Facebook është marrë me ata të cilët po tentojnë të tregojnë se cili ishtë qëllimi i Kurtit që foli fjalë të mira për Ivanoviqin.

Shkrimi i tij:

Demek qaq i sofistikum paska qene perkujtimi i Albin Kurtit per Oliver Ivanoviqin, sa qe 1.8 milione shqiptare te Kosoves krejt debilla, e se paskan kuptu ate mesazh as s’paskan dite me e deshifru çka ka desht me thane. Krejt kater pese vete e paskan kuptu, e te cilet po mundohen me na ndriqu.

Dmth Kurtin se ka kuptu as ajo zonja e Mitrovices qe dje deklaroi qe Ivanoviq ia ka vra vllaun, dhe e mallkoi doren e vet me te cilen e ka votu VV’ne.

Mosni more! Mosni, se s’lahet tumi me sh…rre…