Ndihmës Sekretari i Kombeve të Bashkuara, Miroslav Jenca, njoftoi për takimin me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, të cilit ia kumtoi se OKB-ja mbështet dialogun e fascilituar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në Prishtinë u takova edhe me zëvendëskryeministrat, Emilja Rexhepi dhe Besnik Bislimi. Diskutuam zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, të cilën OKB-ja e mbështet. Theksova rëndësinë e besimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithëve në Kosovë”, ka shkruar ai.

In Pristina, I also met with @EmilijaRedzepi and @BislimiBesnik. We discussed the latest developments in EU-facilitated Belgrade-Pristina dialogue that UN supports. Stressed the importance of mutual trust among all communities and respect for human rights of all in Kosovo. pic.twitter.com/1mbhiENf7o

— Miroslav Jenča (@JencaMiroslav) June 22, 2024