Është miratuar raporti përfundimtar për projektligjin e shëndetit riprodhues dhe fertizilim të asistuar mjekësor në Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Ky raport është miratuar me 5 vota për dhe një kundër.

Kundër këtij projektligji ka votuar vetëm deputetja e VV-së, Labinotë Dem-Murtezi.

Gjithashtu, kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Kollçaku tha se janë përmbushur të gjitha kushtet për procedimin e këtij projektligji për në Kuvendin e Kosovës dhe se tani i mbetet Kuvendit për miratim ose jo të këtij Projektligji.

VIDEO BONUS: A do ketë mbyllje përsëri për shkak të koronavirusit? Mjeku kosovar e jep përgjigjën