Në Prishtinë gjatë ditës së djeshme dhe sot kanë qëndruar figura të larta të UEFA-së ku është mbajtur mbledhje e Komitetit HatTrick.

Me këtë rast është miratuar projekti i FFK-së, ku Kampi Nacional që është në përfundim e sipër do të ndërtohet me 14,000 ulëse, që i bije që do të jetë në shërbim të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në futboll.

Lajmin e ka dhënë vet FFK-ja për këtë sukses të madh.

“👏Miratohet projekti i FFK-së në HatTrick

🏟Kampi Nacional i FFK-së me 14,000 ulëse

🇽🇰Në Prishtinë u mbajt mbledhja e Komitetit HatTrick të UEFA-s. Gjatë kësaj mbledhjeje janë diskutuar dhe miratuar 22 projekte nga 22 federata evropiane.

🤩Në këtë mbledhje u miratua projekti i FFK-së, i cili do ta shndërrojë Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali në një stadium të kategorisë së katërt. FFK ka siguruar mbështetje financiare për vendosjen e 14,000 ulëseve në këtë stadium, si faza e fundit e kompletimit të Shtëpisë së Kombëtares së Kosovës”, ka shkruar FFK.