Mirabelli thotë se Cristiano Ronaldo do t’i bashkohej Milanit me pronarët e tanishëm

Massimiliano Mirabelli pretendon se Cristiano Ronaldo ishte pranë transferimit te Milani, por ish pronarët kinezë e bllokuan marrëveshjen.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë i dha fund qëndrimit të tij 9 vjeçar te Real Madridi teksa korrikun e kaluar kompletoi kalimin te Juventusi për 112 milionë euro.

“Ne kishim folur me Jorge Mendesin për këtë. E dinim se Cristiano mund të kishte probleme me Real Madridin. Ne bëmë gjithçka që u kërkua por pronarët kinezë e ndaluan transferimin për shkak se nuk ishte i përshtatshëm. Me pronarët aktual, Cristiano Ronaldo do të ishte futbollist i Milanit”, zbuloi Mirabelli.

Tutje Mirabelli tregoi se është i lumtur me vendimin për emërimin trjaner të Gennaro Gattuso, gjersa tregoi se kishin kontaktuar edhe me Antonio Conten.

“Jam krenar që e kam zgjedhur Gattuson trajner të ri për shkak të profesionalizmit të tij, seriozitetit dhe dashurinë që e ka për punën e tij. Pronarët kinezë nuk u pajtuan për emërimin e tij por ai ka punuar në Greqi, Serie B e C dhe për mua kjo është pozitive. U takuam me Conten por ishte një bisedë që nuk na dërgoi askund”, përmbylli fjalët e tij Mirabelli.