Miqësore e zjarrtë mes Shqipërisë dhe Italisë, Genc Nuza e mbyll pjesën e parë

Ka përfunduar fraksioni i parë i lojës në miqësoren ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Kombëtares së Italisë.

Kampionët në fuqi të Evropës po avancojnë 1:2 në stadiumin “Air Albania” ndaj të përzgjedhurve të trajnerit Edi Reja, shkruan Demokracia.com.

Shqipëria ishte e para që kaloi në avantazh me futbollistin nga Kosova, Ardian Ismajlin që zhbllokoi shifrat pas shënimit me kokë.

Italia u kundërpërgjigj vetëm katër minuta më vonë me Di Lorenzon që barazoi shifrat. Përmbysjen për Italinë e solli Grifo në minutën e 25-të pas një gabimi nga mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.

Stadiumi në kryeqytetin shqiptar është i stërmbushur me tifozë duke e përcjellur këtë takim kontrollues.

Vlen të përmendet se ky ballafaqim po gjykohet nga gjyqtarët nga Kosova. Genc Nuza është gjyqtar kryesor, ndërsa po ndihmohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj./