Miocic është kampioni i ri i botës në UFC, mposhtë me nokaut ikonën Cormier

Stipe Miocic është kampioni i ri i botës në UFC.

Sportisti kroat ka arritur që në finalen e madhe ta mposhtë me nokaut ish-kampionin e botës Daniel Cormier.

36-vjeçari e nokautoi Cormierin në raundin e katërt, edhe pse amerikani në dy raundet e para ishte bindshëm më i mirë.

Ishte raundi i katërt kur kroati Miocic filloi të grushtonte pa ndalë Cormierin që në fund nuk arriti të mbahej dhe ra për ta humbur titullin.

Për Miocic kjo ishte fitorja e 19 në karrierën e tij derisa ka edhe tri humbje.

Pikërisht një vit më parë, Cormier e mposhti kroatin për t’ia rrëmbyer titullin e kampionit, ndërsa kjo e sotmja ishte një hakmarrje nga Miocic që tani e tutje është kampion bote në peshat e rënda.

loading…