Ministrja italiane e Mbrojtjes, Vuçiq: KFOR-i luan rol kryesor në Kosovë

KFOR-i, që tashmë është nën komandën e një gjenerali italian, Salvatore Cuoci, do të vazhdojë të luaj rolin kryesor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, duke mbrojtur në raste serbët dhe komunitetet tjera në Kosovë.

Këtë deklaratë, sipas agjencisë Tanjug, e ka thënë ministrja e mbrotjes së Italisë, Elisabetta Trenta në një bisedë që ka pasur me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, transmeton Ballkani.info.

Kjo deklaratë, e komunikuar nga zyra e Vuçiqit, ka ardhur pas shqetësimit të këtij të fundit rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës. /Ballkani.info/