Ministrja Haxhiu priti në takim drejtorin ekzekutiv të AVONET-it, Kenan Gashin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të rrjetit të organizatave joqeveritare – AVONET, z. Kenan Gashi si dhe Koordinatorin, Arlind Avdyli, me të cilët ka bashkëbiseduar për të gjeturat e këtij rrjeti të organizatave si nivel lokal ashtu edhe atë qendror.

Ministrja Haxhiu në këtë takim u njoftua rreth aktivitetit të Rrjetit të OJQ-ve AVONET në hulumtimin dhe monitorimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë disa nga ministritë, Kuvendin, Prokurorinë, gjykatat, Policinë e Kosovës.

Ministrja Haxhiu e ka vlerësuar aktivitetin e AVONET dhe është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar në të gjitha çështjet me interes të përbashkët.