Ministrja e Mbrojtjes del me sqarim pas dyshimeve për helmim të pjesëtarëve të FSK-së

Ministrja e Mbrojtjes ka dalë me sqarim pas dyshimeve për helmim në ushqim të pesë pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se me të marrë informacionin kanë marrë masat e duhura dhe kanë konfirmuar se deri më tash të gjithë pjesëtarët janë shëndosh e mirë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim lidhur me informacionet që kanë qarkulluar për dyshimin e helmimit në ushqim të 5 pjesëtarëve të FSK-së

Pas qarkullimit të informacioneve të sotme, për dyshimin e helmimit në ushqim të 5 pjesëtarëve të FSK-së,  Ministria e Mbrojtjes, njofton si në vijim:

Me të marrë informacionin, SHP i FSK-së ka marrë masat e duhura sipas procedurave standarde operative dhe deri më tani kemi të konfirmuar se të gjithë pjesëtarët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tani janë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim.

Gjithashtu, përmes mekanizmave tanë zyrtar mjekësor si dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë marrë mostrat e ushqimit dhe jemi duke pritur rezultatet e analizave që do të mundësojnë identifikimin e shkaktarëve të mundshëm, që kanë rezultuar me çrregullimin shëndetësor të pjesëtarëve tanë.