Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar bilancin e shkëmbimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Korporata Elektroenergjite e Shqipërisë sot i ka dalë në ndihmë Kosovës e cila veçse kishte filluar me masat e reduktimeve të energjisë si pasojë e mungesës së importit.

Rizvanolli ka thënë se KEK deri më sot i ka dhuruar KESH-it 121.7 MWh, ndërsa sot ka marrë 1 mijë MWh për evitimin e reduktimeve.

“KEK deri sot i ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh. Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh për të evituar reduktimet”, tha ajo.

“Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë!”, shtoi Rizvanolli.

KEK 🇽🇰 deri sot i ka dhënë KESH-it 🇦🇱 121.7 mijë MWh ⚡.
Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh ⚡ për të evituar reduktimet.
Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë!
🇽🇰🤝🇦🇱

⬇️⬇️⬇️ https://t.co/UjkkZwKHlQ

— Artane Rizvanolli (@Artane_R) August 15, 2022