Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, të martën zhvilloi një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Ahmad Nasser al-Mohammad Al Sabah.

Gjatë kësaj videokonference është biseduar për zhvillimet politike në vend e rajon, dhe në veçanti për raportet bilaterale midis dy vendeve, bën të ditur një njoftim nga MPJD.

“Biseduam për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kuvajtit, duke konfirmuar nevojën për thellimin e këtij bashkëpunimi edhe më tej në fushat e interesit të përbashkët”, citohet të ketë thënë Ministrja Haradinaj – Stublla.